Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Lushnjës. Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit, pranë kryqëzimit të fabrikës së miellit. Në aksident është përfshirë një automjet dhe një motor. Nga përplasja ka marrë plagë të rënda drejtuesi i motorit, i cili për pasojë ka përfunduar në spital. Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë automjeti, i cili dilte nga një biznes në anë të rrugës.