Një aksident ka ndodhur në aksin Rrogozhinë–Lushnjë. Një automjet tip Volkswagen Polo ka goditur nga pas një traktor. Aksidenti ka ndodhur pranë Golemit. Si pasojë e këtij aksidenti ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit Volkswagen, Selman Hoxha, rreth 70 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij.