Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar në aksin Lushnjë-Fiershegan, pranë fshatit Barbullinjë. Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasja Hatie Topi, e cila teksa ishte duke kaluar rrugën për të shkuar në punë, është përplasur nga një automjet tip “Audi”. Drejtuesi i mjetit është vetë dorëzuar në komisariatin e Lushnjës. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia.