Një aksident me pasojë dy të lënduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në daljen veriore të qytetit të Lushnjës. Mësohet se dy mjete janë përplasur në një kryqëzim rruge pranë një shkollë private, duke përfunduar në trotuar, por fatmirësisht nuk ka pasur këmbësorë.