Një aksident ka ndodhur në Llaman të Himarës, ku janë përfshirë një automjet tip Porsche dhe një motor. Një i ri 26-vjeçar nga Himara me motor ka mbetur i lënduar (fatmirësisht me dëmtime të lehta). Fillimisht është dërguar në spitalin e Himarës dhe më pas është transportuar drejt Vlorë për trajtim më të specializuar.