Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Kukësit, ku është përfshirë një automjet i policisë rrugore. Ngjarja ka ndodhur kur një mjet tip Ford me targa AB 139 LC, në pronësi të policisë, është përplasur nga pas me një automjet të parkuar anës rrugës, tip Land Rover me targa AB 212 BN.