Një aksident është shënuar disa minuta më parë në kryqëzimin e Shënkollit, ku një kamion ka përplasur një këmbësor. Gazetarja Brixhilda Deda bën me dije për Top Channel se këmbësori 75-vjeçar, është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe gjendja e tij është kritike, pasi është gjetur poshtë kamionit.