Top Channel/ Aksident në Durrës, 16-vjeçari përplas për vd*kje një person! Makina përfundon në ujë
05/04/2025 18:35

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fllakë të Durrësit. Paraprakisht bëhet me dije se një 16-vjeçar teksa drejtonte një automjet tip Volkswagen në aksin rrugor Fllakë-Bisht Kamëz ka përplasur një person që deklarohet se ka humbur jetën në vendin e aksidentit. Ndërkaq drejtuesi i mjetit, 16-vjeçari me iniciale K. B., nuk ka dëmtime shëndetësore, teksa nuk kishte as leje drejtimi. Makina që drejtonte i mituri ka përfunduar në ujë. Mjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë duke aksidentuar peshkatarin amator dhe përfunduar në ligatinë. Viktima është identifikuar si Qerim Bajrami. Mësohet se ai ka qenë peshkatar amator që po gjuante peshk në ligatinën e Fllakës. Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po kryen veprimet procedurale dhe ka kontrolluar në kanalin buzë rrugës nëse ka edhe të dëmtuar të tjerë nga ky aksident. “Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllak- Sektor Rinia, automjeti me drejtues një 16 vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorin shtetasin Q. B., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje. 16-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit”, njofton policia.

Top Channel/ Miloti mbulohet nga tymi i zi. Digjen masivisht goma buzë rrugës, ndotet ajri
14/03 23:25
Top Channel/ Përplasje të dhunshme dhe kaos pas sfidës Flamurtari-Elbasani, ndërhyn edhe policia
14/03 22:39
Top News – Re të zeza tymi në Milot. Djegie masive e gomave poshtë superstradës
14/03 22:38
Top News – Arrestohet 31-vjeçari në Sarandë. Dhunoi ish-partneren, kanosi me armë familjarët e saj
14/03 22:37
Top News – Tym i zi në Milot, digjen goma pranë lumit Mat
14/03 20:49
Top Channel/ Sëmundjet e veshkave në rritje. Mjekët: 1 në 10 persona të prekur
14/03 19:55
Top Channel/ Re të zeza tymi mbulojnë zonën e Milotit, shkak dyshohet djegia masive e gomave
14/03 19:20
Top Channel/ Festohet Dita e Verës në Lushnjë, koncert dhe aktivitete
14/03 16:37
Top Channel/ Dita e Verës në Tiranë/ Disa evente janë organizuar në kryeqytet për këtë ditë
14/03 15:24
Top Channel/ Sot festa e Ditës së Verës/ Qendra e festës është qyteti i Elbasanit
14/03 15:22
Top Channel/ SPAK me agjentë të infiltruar/ Plan për njësi operative në BKH për infiltrime
14/03 15:04
Top News – Tirana feston ditën e verës. Ballokume, muzikë dhe ngjyra në kryeqytet
14/03 14:18
Top News-Banorët e Rrjollit kundër resortit të Ulajt/ Sërish përplasje për pronën, disa të shoqëruar
14/03 14:12
Top Channel/ Vlonjatë dhe turistë festojnë Ditën e Verës pranë bregdetit
14/03 14:10
Top Channel/ Pamje me dron, Tirana feston Ditën e Verës, qytetarët mbushin rrugët e kryeqytetit
14/03 14:06
Top News – Ngjyrat e festës ‘veshin’ Tiranën. Ballokume e tinguj muzikor për ditën e verës
14/03 14:04
Top News- ‘Shqiponjat’ kapin 36-vjeçarin nga Kosova/ I dënuar me burg për shpërndarje droge
14/03 13:31
Top News – Festë dhe në burgun e të miturve/ Aktivitet festiv në kuadër të ditës së verës
14/03 13:22
Top News- Dhunë e përplasje në protestën e banorëve të Rrjollit, vijon beteja për pronën
14/03 13:20
Top Channel/ Dita e Verës në Durrës, koncert dhe panair në Ditën e Verës në qytetin bregdetar
14/03 12:43
DIGITALB DIGITALB