Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në bypass-in e Fierit, në afërsi të fshatit Mbrostar. Sipas informacioneve paraprake, një furgon ka goditur nga pas nga një automjet tjetër, ndërsa të dy mjetet po lëviznin në të njëjtin drejtim. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar rëndë. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë. Policia ka shoqëruar njërin prej drejtuesve të mjeteve për verifikime të mëtejshme, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit