Një 19-vjeçar është aksidentuar në Bulqizë. Aksidenti ndodhi rreth orës 14.15, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, ku Ergis Koka., duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motomjetit i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.