Një aksident në autostradën Tiranë- Durrës ka shkaktuar trafik tejet të rënduar. Drejtuesi i një kamioni ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me trafik ndarësin. Ka vetëm dëme materiale, ku përfshijnë dhe trafik ndarësin, ndërsa drejtuesi i kamionit nuk është dëmtuar fizikisht.