Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit ”. Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier.