Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë. Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje ndërkohë ekspertët po punojnë për verifikimin e shkaqeve. Paraprakisht bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar ndërkohë që të dy mjetet lëviznin me shpejtësi tej normave.