Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të kryqëzimit të Dajçit. Sipas informacionit paraprak, një automjet është përplasur me një motoçikletë, raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda.