Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Në aksident janë përfshirë dy makina dhe një kamper, ndërsa dyshohet për disa persona të lënduar. Burime nga spitali i Lezhës bëjnë me dije se në urgjencë janë dërguar dy vajza të moshës rreth 28-30 vjeçe me fraktura të shumta në trup.