Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lëzhë-Milot, pranë kryqëzimit të treshit. Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, raporton se nga përplasja e fortë e dy mjeteve me njëri-tjetrin, njëri prej tyre ka përfunduar në kanal. Në ngjarje janë përfshirë një mjet tip “Caddy”, dhe një automjet tip “Benz”. Makina është fundosur në kanalin e mbushur me ujë, teksa të dy drejtuesit kanë marrë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.