Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në aksin Korçë – Kapshticë, në afërsi të fshatit Cangonj. Nga informacionet paraprake, mësohet se janë përplasur dy mjete ndërsa dyshohet se ka edhe të plagosur. Policia dhe ambulanca sapo kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.