Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Lalar, në afërsi të fshatit Plyk, ku janë përplasur dy automjete, një mjet tip “Skoda” dhe një “Ford”. Si pasojë e përplasjes së fortë ballore, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur dhe është shoqëruar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Drejtuesi tjetër është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.