Një aksident ka ndodhur në afërsi të tunelit të Murrizit, ku një borëpastruese është përplasur me tre automjete. Teksa po pastronte dëborën në afërsi të tunelit të Murrizit në anën e Klosit, mjeti borëpastrues goditi një automjet tip Volkswagen që lëvizte në drejtim të Tiranës, i cili më pas u përplas edhe me dy automjete të tjera.