Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë ku dy makina janë përplasur më njëra tjetrën, dhe për pasojë kanë ngelur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve. Siç shihet edhe nga pamjet njëra nga makinat ka përfunduar e përmbysur në livadh. Sipas policisë së Bulqizë ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Pishat në vendin e quajtur “Ura e Vocit”.