Tjetër aksident ka ndodhur në autostradën Lushnjë-Fier në afërsi të Savrës. Dy mjete fuoristrada në tentativë parakalimi janë fërkuar me njëra tjetrën. Si rezultat i kësaj përplasje në manovër parakalimi, fuoristrada me targa AA 765 TL ka përfunduar në kanalin në anë të autostradës, rreth tre metra i thellë dhe fatmirësisht nuk ka pasur prezencë uji.