Viti 2026 ka nisur me një bilanc tragjik, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin Lezhë–Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Gocaj, ku dy automjete janë përplasur me forcë. Përplasja fatale i ka marrë jetën një çifti bashkëshortësh nga Puka, ndërsa pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur një grua dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 6 dhe 2 vjeç, që udhëtonin në mjetin tjetër të përfshirë.