Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar pasditen e sotme në afërsi të fshatit Vashtmi, të Maliqit. Burime për Top Channel bëjnë me dije se një automjet ka përplasur për vdekje një person. Drejtuesi i automjetit është identifikuar si shtetasi me inicialet S.K., nga fshati Libonik. Policia ka mbërritur menjëherë ne vendngjarje dhe po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.