Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në rrugën e Talës në Lezhë. Makina tip “Pegeot ” me drejtues Kristjan Margjonin 24 vjeç ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në automjet e identifikuar si Atjola Ademi. Makina pasi ka humbur kontrollin është përplasur me rrethimin e një shtëpie që gjendej anash rrugës. Përplasja ka qenë fatale, bazuar edhe në fotot e dërguara nga korrespondentja e Lezhës, Brixhilda Deda, pjesa e xhamit të përparmë është bërë copash.