Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lezhë-Milot, me pasojë plagosjen rëndë të një personi. Korrespondentja e Top Channel, Brixhilda Deda bën me dije se një veturë është përplasur me një trajler. Si pasojë i plagosur në gjendje të rëndë ka mbetur një efektiv i policisë së Lezhës.