Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Kosovë, me pasojë vdekjen e tre personave dhe plagosjen e pesë të tjerëve. Ngjarja është shënuar rrugën Mitrovicë-Pejë, ku katër nga të plagosurit janë zyrtarë policie. Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra prej tyre makinë policie. Grupet hetimore kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit tragjik.