Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Golem. Automjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin S. V., 64 vjeç, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, ende i paidentifikuar. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes. Ndërkaq, policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit.