Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku si pasojë e daljes së një automjeti nga rruga në fshatin Mengël, ka humbur jetën shoferi 20-vjeçar. Mësohet që automjeti me shofer shtetasin R.P., të ketë dalë nga aksi dhe është përmbysur mes vreshtave, anës rrugës.