Top Channel/ Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
14/07/2025 21:46

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan – ish-Metalurgjik. Një autoveturë sipas burimeve nga vendngjarja ka përplasur një person i cili po qarkullonte me biçikletë në vendin e quajtur “ish-qendra tregtare”. Drejtuesi i biçikletës ka pësuar dëmtime të shumta. Paraprakisht raportohet se gjendja e të aksidentuarit kritike për jetën.