Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbikalimin e Plepave në Durrës paraditen e kësaj të shtune ku mbetën të plagosur 5 persona. Dy automjete janë përplasur dhe për pasojë, dy drejtuesit e mjeteve dhe 3 pasagjerët kanë mbetur të lënduar. Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Durrës, ku po marrin ndihmën mjekësore.