Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Ura e Çerenecit-Maqellarë më vendin e quajtur Gjoricë ku janë përplasur dy makina tip “Volkswagen” dhe tjetra tip “Fiat”. Si pasojë e përplasjes së fortë janë plagosur 4 persona, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë. Kanë qenë drejtuesit e mjeteve të cilët kanë pikasur aksidentin të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë të cilët kanë shkuar në vendngjarje ku u kanë dhënë ndihmën e parë duke i nisur drejt spitalit të Bulqizës.