Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në qarkun e Fierit, në aksin “Levan–Tepelenë”, ku si pasojë ka humbur jetën një grua 39-vjeçare. Nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policise