Zjarri në Panaja të Vlorës po përhapet me shpejtësi dhe po djeg dhjetëra hektarë vreshta e ullishte. Banorët duken të alarmuar, teksa shohin si flakët po shkrumbojnë prodhimet e tyre bujqësore. “Ku është zjarrfikësja, këtu nuk vjen dot se janë rrugët e bllokuara. Nuk ka rrugë për të vajtur me zjarrfikëse këtu”, thotë një banore e revoltuar me situatën, që po del jashtë kontrollit.