Akademia e Çiklizmit, në zonën jugore pranë pedonales së Parkut të Liqenit, do të jetë pika më e re rekreative në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet dhe tha se më në fund edhe kjo pjesë e parkut, e cila deri dje ishte e zaptuar nga ndërtimet informale, po i kthehet publikut si park i mirëfilltë edukues dhe zbavitës.