Inteligjenca artificiale do të hyjë me leje në Parlament. Në bazë të planit 5 vjeçar të Kuvendit, referuar negociatave me BE, një transformim i rëndësishëm parashikohet të ndodh me përfshirjen e inteligjencës artificiale në hartimin e ligjeve, ku synohet që deri në 2030 ligjbërësit dhe administrata parlamentare të jenë të mirë informuar mbi përdorimin e AI në procesin legjislativ.