Gazetari Adriatik Doçi u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion për të depozituar një kallëzim penal, ndaj dy prokurorëve Klodian Braho dhe Ened Nakuçisi dhe ndaj ish zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj. Kallëzimi ka të bëjë me hetimet për inceneratorin e Elbasanit, ku sipas gazetarit Doçi, dy prokurorët e SPAK kanë fshehur provat dhe kanë devijuar qëllimisht hetimet për të mos çuar përpara drejtësisë zyrtarin e lartë socialist dhe një nga firmëtarët e inceneratorit, Ahmetaj.