Shfaqja e fundit në publik e ish-ministrit Arben Ahmetaj, ishte kur shkoi në seancën e Kuvendit ndërsa ndaj tij sapo ishte bërë një akuzë penale për çështjen e inceneratorëve. Gjatë gjithë kësaj kohe ai është përpjekur të mbajë profil të ulët, deri sa dy ditë më parë ra në sy mungesa e tij. Grupi Parlamentar socialist së bashku me qeverinë u mblodhën në një takim informal në një nga restorantet e Elbasanit.