Arben Ahmetajt iu paguan ndër vite të ndryshme nga Klodian Zoto udhëtime të shtrenjta dhe akomodime në hotele luksoze, por të gjitha këto ai i fshehu dhe nuk i deklaroi në deklaratat vjetore të pasurisë. Një veprim i tillë i kryer nga ish funksionari është vepër penale, dhe i dënueshëm nga ligji për akuzën e deklarimit të rremë, për të cilin në SPAK aktualisht janë nën hetim 20 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar.