Zv/kryeministri Arben Ahmetaj foli në foltoren e Kuvendit për menaxhimin e situatës në vend përballë rritjes së çmimeve prej luftës në Ukrainë. Ahmetaj u shpreh se qeveria shqiptare po bën diçka që nuk e ka bërë asnjë qeveri në Europë duke mos rritur koston e faturës së energjisë elektrike.