Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka prezantuar koordinatorin politik të qarkut të Vlorës Arben Ahmetaj. Në takim, të pranishë, ishin edhe kryetarët e bashkive dhe deputetët e qarkut. Para medias, Arben Ahmetaj u pyet për pozicionin e ri që ka marrë në Partinë Socialiste si zv.kryeministër që më parë e mbante Erion Brace dhe drejtues politik i qarkut të Vlorës, post të cilin e mbante Damian Gjiknuri.