Liderët e gati 50 vendeve europiane mblidhen në Granada të Spanjës në samitin e komunitetit politik europian, ku do të diskutohet edhe ngërci i fundit mes Serbisë dhe Kosovës. Duke folur për gjendjen në veri të Kosovës, kancelari gjerman Olaf Sholz, u shpreh se për Berlinin është shumë e rëndësishme që tensioni aktual të mos përshkallëzohet më tej.