Top Channel/ Agjentët e FBI-së gjetën dosje bosh në Mar-a-Lago, të futura mes rrobave
02/09/2022 19:19

Dosjet e klasifikuara sekret që agjentët e FBI-së gjetën pasi kontrolluan shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump në Florida muajin e kaluar ishin të zbrazëta, kështu rezulton sipas një liste më të detajuar të materialit të sekuestruar, të bërë publike të premten nga Departamenti i Drejtësisë. Inventari zbulon pa detaje specifike përmbajtjen e 33 kutive të marra nga Mar-a-Lago gjatë kontrollit të 8 gushtit. Inventari tregon se informacione të klasifikuara, përfshirë materiale tepër sekrete, ishin mbajtur në kuti në shtëpi, mes gazetave, revistave, veshjeve dhe objekteve të tjera personale. Departamenti i Drejtësisë ka thënë se në Mar-a-Lago nuk kishte masa të posaçme sigurie për të mbajtur sekrete kaq të ndjeshme qeveritare dhe ka hapur një hetim penal për mbajtjen e tyre atje si edhe për ato që i cilëson përpjekje në muajt e fundit për të penguar atë hetim. 43 dosje të zbrazëta të klasifikuara u morën nga një kuti në zyrë, së bashku me 28 dosje të tjera të zbrazëta me etiketën "Të rikthehen tek Sekretari i Personelit" ose këshilltari ushtarak, thuhet në inventar, Dosje të ngjashme të zbrazëta u gjetën gjithashtu edhe në një dhomë me objekte të magazinuara. nga lista e inventarit nuk është e qartë se pse ishin të zbrazëta dosjet ose çfarë mund të ketë ndodhur me dokumentet që kishin qenë brenda tyre. Pamjet: AFP

Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55