Agim Rada Requiem është dokumentari që sjell jetën dhe krijimtarinë e rrallë të një skulptorit që për rreth pesë dekada gdhendi në baltë e bronz mendimtarë të shquar të kombit si Marin Barleti, Gjergj Elez Alia, Onufri, Petro Marko, Mid’hat Frashëri, Lasgush Poradeci. Dokumentari i regjisorit Namik Ajazi, që vjen në bashkëpunim me Top Channel Films zbulon të pathënat e karrierës së Radës, që nuk e lëshoi daltën deri në frymën e fundit, pavarësisht sëmundjes e gjendjes së rënduar shëndetësore.