Në spitalin Attikon të Athinës janë shtruar prej të shtunës në mbrëmje një shtetas britanik dhe partnerja e tij pasi dyshohet se janë infektuar më linë e majmunëve . 29 vjeçari me kombësi rumune që jeton në Londër dhe ndodhej për pushime në Kefaloni me të dashurën e tij e cila është asimptomatike, ka shfaqur simpotmat e sëmundjes që po shqetëson planetin dhe menjëherë është dhënë alarmi.