Në Gjermani, zhvillohen cdo vit rreth 2500 tregje festive. Tregu më i vjetër i Krishtlindjeve në vend është Striezelmarkt, i krijuar në vitin e largët 1434. Tradita e do që vizitorët e tij të provojnë medoemos verën e zierë me erëza, si dhe ëmbëlsirat e biskotat tradicionale si "Dresden Christstollen" dhe "Striezel". Tradicionalisht, Christkindlesmarkt i Nurembergut hapet të premten e fundjavës së adventit të parë, fillimit të festimeve të Krishtlindjes. Ceremonia e hapjes është diçka e madhështore, me një të ri të veshur si Krishti fëmijë "Christkind" - dhuruesi tradicional gjerman i Krishtlindjeve - duke mbajtur një fjalim. Tregu festiv i Nurembergut është një nga më të mëdhenjtë dhe më të njohura të Gjermanisë.