Data 31 korrik do të jetë dita e fundit e afatit për lirimin vullnetarisht të hapësirave publike. Kryeministri Edi Rama thekson se do të ketë penalizim për këdo që do të kryejë shkelje. “31 Korriku afati i fundit për lirimin vullnetarisht të hapësira nga subjektet e vendosura pranë akseve kombëtare të cilat janë kthyer në rrezik për sigurinë rrugore. Penalizime për të gjithë ata që refuzojnë të zhvendosen”, shprehet Rama.