Ka nisur në gjykatën e Durrësit seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj administratorit të plazhit në Vilë Bashtovë, Pëllumb Nika, ku u mbytën 3 pjesëtarë të familjes Halilaj në fundjavë. Para togave të zeza Nika tha se në plazh ishte vendosur një flamur i kuq, ndërsa bovat e thellësisë në ujë i përcakton bashkia e Rrogozhinës.