Situatën brenda PD-së, deputetja Flutura Açka nuk kishte si të mos e krahasonte me letërsinë. Situatën e saj e krahasoi me romanin “I huaji” kryevepër e shkrimtarit Albert Kamy. Ashtu si personazhi i Kamy që nuk qau dot nënën, ajo tha se nuk ka qarë dot "babën" në PD, duke nënkuptuar shkëputjen nga grupi i Berishës.