Moti ekstrem ka përfshirë qarkun e Korçës. Temperaturat kanë zbritur nën 12 gradë ndërsa edhe pse nuk ka rënë borë ne disa segmente era e fortë bën që të depozitohen duna ne pjesën e kalueshme ndaj autoritetet rekomandojnë që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes dhe te përdorin pajisje dimërore. Si pasojë e të ftohtit edhe shumë fshatra kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa pavarësisht se po punohet ne terren temperaturat e ulëta vështirësojnë riparimin e defekteve në bashkitë e Korçës, Pogradecit dhe Devollit.