Kryeministri Edi Rama sqaroi për herë të parë vendimin e qeverisë për heqjen e subvencioneve të naftës për bujqësinë. Në një takim me sipërmarrës të përpunimit të vajit të ullirit në Berat, kreu i qeverisë theksoi se një vendim i tillë erdhi, pas abuzimeve në treg. Më herët, në një takim me pensionistët në njësinë 1 të kryeqytetit, kryeministri Rama tha se të moshuarit dhe familjet në nevojë janë dy kategoritë që do të mbështeten nga shteti, nga pasojat e luftës në Lindjen e Mesme, që reflektohen edhe në vendin tonë me rritje çmimesh. Kryeministri njoftoi gjithashtu njohje të kontributeve si shtesë për pensionet e ish-ushtarakëve që vazhdojnë punojnë. Skema e re do nisë zbatimin nga janari i 2027-ës dhe sqarimi si do funksionojë u bë nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.